Evropianët blejnë mbi 1,500 tonë speca nga shqiptarët

Shqipëria

Evropianët blejnë mbi 1,500 tonë speca nga shqiptarët

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Fermerët e zonës Lushnjë-Fier në Shqipëri çdo ditë po përfitojnë shumë nga produktet bujqësore të fushës dhe serrave.

Specat e prodhuar nga ky rajon bujqësor janë ndër produktet më të kërkuara për eksport, për cilësinë dhe shijen e veçantë.

Sipas statistikave zyrtare, mbi 1,500 tonë speca u eksportuan gjatë muajit korrik të këtij viti nga zona e Lushnjës dhe Fierit drejt tregjeve rajonale dhe të BE-së, në Austri, Rumani, Çeki etj.

Eksportet e specit këtë sezon u rritën me gati 10 % krahasuar me një vit më parë, ndërsa vitet e fundit po kryeson eksporti i specave të kuq, që po kërkohen shumë nga tregu i huaj, krahas specit jeshil dhe të verdhë.

Eksportet më të larta dominojnë nga tregu i Lushnjës me 1,216 tonë speca, ndërsa nga zona e Fierit u eksportuan 314 tonë speca vetëm gjatë muajit korrik.

Fermerët shprehen se në tri sezonet e prodhimit kanë siguruar të ardhura të kënaqshme dhe çmimi i shitjes në qendrat e grumbullimit është luhatur brenda kërkesë-ofertës së tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat