Rama flet për kundërshtarët e padukshëm: Ata që humbin durimin brenda familjes…

Shqipëria

Rama flet për kundërshtarët e padukshëm: Ata që humbin durimin brenda familjes…

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 19:16
Edi Rama

Kryeministri Rama nga Elbasani dha mesazhe të prera për socialistët, ndërsa foli dhe për kundërshtarë të padukshëm.

“S’do them asnjë fjalë për kundërshtarët, ata janë humbës kronikë që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Ata janë një fatkeqësi jo thjesht për veten por edhe për ne. Nuk na stimulojnë të përmirësohemi, nuk stimulojnë opinionin publik të mprehë këndvështrimin për ne.

Ne duhet të shohim sa më shumë tek kundërshtarët e padukshëm, tek disa që humbin durimin brenda familjes sonë të madhe, brenda territorit që mbulon gjithë PS për t’i arritur, prekur, kuptuar siç duhet këto ndjesi.

Duhet të shohim jo jashtë por brenda, jo rrotull njëri tjetrit por brenda. Kam marrë fjalën e një udhëheqësi të madh kur thotë: Ne këtu paria e PS duhet të pyesim veten se çfarë unë duhet të bëj brenda PS, jo çfarë PS do bëjë për mua. S’ka kohë të rrotullojmë arra nëpër gojë. Çfarë mund të kërkoni më ju nga PS që të jeni gati t’i bëni hyzmet çdokujt që ju ka bërë nder, të jeni përfaqësues në tempullin e demokracisë?”,- vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat