Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën rekord

Shqipëria

Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën rekord

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove.

Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e arit janë rritur me 73% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e vlerës së arit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i investimeve të bankës qendrore në këtë instrument.

Por dhe nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat