“Kishte biznes, ishte mirë mendërisht!”/ Flet i afërmi i pacientit që u hodh nga kati 4: E lanë vetëm në dhomë, u bë agresiv!

Shqipëria

“Kishte biznes, ishte mirë mendërisht!”/ Flet i afërmi i pacientit që u hodh nga kati 4: E lanë vetëm në dhomë, u bë agresiv!

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 14:04
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, një 65-vjeçar, Hasan Mira, i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt. Më vonë u mësua se ai ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani, dikur pjesë e PS dhe më pas pjesë e LSI. Së fundmi për Abcneës ka folur edhe një i afërm i Mirës. Ai shprehet se i ndjeri ishte përkeqësuar ditët e fundit prandaj edhe ishte shtruar në spital. I afërmi shton se 65-vjeçari nuk ka pranuar të mbajë maskën e oksigjenit, ndërsa ka mbajtur komunikime me të vëllanë e tij.

Ndërsa lidhur me pretendimin e mbesës së të ndjerit se ai vuante nga depresioni, familjari tha se kjo nuk është e vërtetë.

Reagimi:

Hasani kishte rreth katër ditë që vuante. Pas dy ditësh ishte rënduar situata e tij dhe vendosëm ta sjellim në spital. Nga të dhënat që kemi ai është acaruar edhe ka qenë i çekuilibruar dhe i nerviozuar dhe nuk ka dashur të mbajë oksigjenin dhe ka qenë shumë i acaruar. E kanë dërguar në dhomë vetëm pasi ka shfaqur shenja dhune dhe agresiviteti, paqëndrueshmërie. Nuk besoj se është çështje spitalore, por mbase nga paniku. Nuk e di a ka pasur telefon. Ka folur me të vëllain kur ka qenë i shtruar në spital. Nuk ka qenë i qetë fare. Në kohën kur ka qenë në spital ka qenë i qetë. Nuk vuante nga depresioni. Nuk është kuruar asnjëherë. Gjetan Gjetani ka komunikuar më shumë se ne nuk kemi nga marrim informacion. Këto m’i tha vëllai mua. Kur ka shkuar në spital ka qenë në një dhomë jo vetëm dhe ka shfaqur shenja agresiviteti. Për këta arsye e kanë veçuar për të mos shqetësuar pacientët e tjerë. Ka qenë njeri i rregullt, ka pasur një biznes, ka qenë mirë mendërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat