U mbyt duke u larë në rezervuar, polumbarët gjejnë trupin e të riut kuksian

Shqipëria

U mbyt duke u larë në rezervuar, polumbarët gjejnë trupin e të riut kuksian

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:14
Sejmir Bajrami

U mbyt duke u larë por trupi i tij u zhduk për orë të tëra, për tu gjetur vetëm mëngjesin e sotëm.

Polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me policinë e Kukësit, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të të riut, Sejmir Bajrami, 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

19-vjeçari është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

Por pavarësisht kërkimeve trupi u zhduk në ujë, duke bërë që të nisin kërkimet intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat