Kërkohej nga Italia për terrorizëm arrestohet në Tiranë gruaja

Shqipëria

Kërkohej nga Italia për terrorizëm arrestohet në Tiranë gruaja

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Një shtetase me inicialet L. Gj është ndaluar pasditen e sotme nga policia në Tiranë pasi autoritetet italiane kishin nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar duke e shpallur në kërkim për terrorizëm.

Gazetari Eni Ferhati raporton se burime nga policia bëjnë me dije për Euronews Albania se nëna e 3 fëmijëve u prangos në zonën e Unazës së Madhe pas një operacioni me homologët italianë.

Sipas informacioneve papraprake ajo dyshohet të ketë qenë pjesë e një grupi radikal në Itali, vend ku pritet të dorëzohet pas disa ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat