Merrnin porosinë e kokainës me celularë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shqipëria

Merrnin porosinë e kokainës me celularë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

I tradhtuan telefonat celularë, me të cilët merrnin porosinë për kokainën që shpërndanin.

Policia italiane e Aquila, arrestoi mëngjesin e sotëm dy shqiptarë, A.P., 29 vjeç dhe B.D., 30 vjeç.

Dy shqiptarët ishin arrestuar edhe në muajin shkurt po për shpërndarje droge në doza të vogla, por ishin lënë të lirë dhe mbaheshin nën vëzhgim.

Pikërisht porositë në telefonat celularë, të cilët ishin vënë në përgjim dhe takimet e shpejta për dorëzimin e mallit, bënë që të arrestohen.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shqiptarët e shisnin një gramë kokainë, deri në 100 euro.

Telefonatat, gjurmimet telefonike dhe dëshmitë, çuan në prangosjen e shqiptarëve.

Shqiptarët tentuan që ti shpëtonin policisë duke u larguar me një makinë ‘Alfa 156’, por përforcimet e karabinierëve çuan në prangosjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat