Akuza për vrasjen e Eglantinës, gjykata lë në burg Faik e Shkëlzen Bucin

Shqipëria

Akuza për vrasjen e Eglantinës, gjykata lë në burg Faik e Shkëlzen Bucin

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 14:27
Eglantina

Babai i akuzuar për organizimin dhe vëllai për ekzekutimin e Eglantina Bucit në vitin 2012-të kanë dalë sot para gjykatës, e cila vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Faik dhe Shkëlzen Bucin të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vranë vajzën Eglantina Buci 8 vite më parë.

Avokati i tyre, Arben Gramo tha se ngjarja është mohuar nga babai dhe vëlli i viktimës. Gramo u shpreh u shpreh se provat janë të errëta.

Faik Buci dhe Shkëlzen Buci nuk ia falën kurrë Eglantina Bucit faktin që kishte krijuar një lidhje intime me fqinjin dhe ishte larguar të jetonte me të, duke i marrë familjes një shumë parash. Ata vendosën ta vrasin 23-vjeçaren, duke e varrosur në Malin me Gropa. Eshtrat e saj u gjetën nga një gjahtar në vitin 2019 dhe pas analizave mjekoligjore u vërtetua se bëhej fjalë për Eglantina Bucin e denoncuar e zhdukur nga nëna e saj në 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat