Skandal tek Infektivi/ Pacientët me koronavirus blejnë 200-300 mijë lekë ilaçe

Shqipëria

Skandal tek Infektivi/ Pacientët me koronavirus blejnë 200-300 mijë lekë ilaçe

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 15:55
Infektivi

Pandemia e Koronavirusit nuk ka të ndalur. Perveçse të infektuarit duhet të përballen me simptomat që shkakton ky virus, gjithashtu ata duhet të përballen edhe me shpenzimet e ilaçeve kundra sëmundjes, të cilat sipas gazetarit Erion Skëndaj arrijnë deri në 300 mijë lekë. Kjo e hënë duket se ka marrë për keq tek Spitali Infektiv, ku po trajtohen prej muajsh të infektuarit me koronavirus. Vetëm këtë të hënë raportohet se në spital kanë mbërritur tre autoambulanca nga rrethet, me të infektuar rëndë, si dhe ka pasur një humbje jete, që është transportuar drejt morgut të Tiranës.

Gazetari tha:

Trajtimi në shtëpi bën që pacientët të mos marrin oksigjenin e duhur, ndaj dhe vijnë në gjendje të rënduar në spital. Edhe mjekët thonë që ata duhet të sillen më shpejt në spital, pasi kjo rrezikon jetën e tyre”, duke shtuar se “Gama e ilaçeve llogaritet në 200-300 mijë lekë për të infektuarit nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat