Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët me maska

Shqipëria

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët me maska

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 17:21
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca formale e Kuvendit çeli punimet në orën 17:00 ku do të ruhen të njëjtat procedura për respektimin e masave anticovid.

Të gjithë të pranishmit ishin të pajisur me maska.

Burime nga konferenca e kryetarëve bëjnë me dije se plenare do të zgjasë 4 orë, ndërsa për mbledhjet e komisioneve parlamentare do të vendosin kryetarët e komisioneve nësë do të mbahen online apo fizikisht.

Pas ditës së sotme, seanca e radhës e Kuvendit do të jetë të enjten me 17 shtator ku pritet të ngrihet edhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për KQZ.

Axhenda e legjislativit do të fokusohet pikërisht tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat