Shahini i përgjigjet Kryemadhit për pyetjen e Turit: I rikujtoj se 12 mijë maturantë dhanë përgjigjen e saktë

Shqipëria

Shahini i përgjigjet Kryemadhit për pyetjen e Turit: I rikujtoj se 12 mijë maturantë dhanë përgjigjen e saktë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:52
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur Monika Kryemadhit pasi kjo e fundit i ka kujtuar edhe njëherë pyetjen e famshme që ra në testin e Gjuhës dhe Letërsisë “Çfarë bëri Turi?”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shahini shprehet se, për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë kanë dhënë përgjigjen e saktë. Teksa më pas ka shtuar se në Shqipëri ka të rinjë më të mirë arsimuar se ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së, duke prekur indirekt të rinjtë e LSI-PD.

MESAZHI I SHAHINIT
Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.

Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat