Manastirliu jep lajmin e mirë, ja sa pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëria

Manastirliu jep lajmin e mirë, ja sa pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:27
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se gjatë 24 orëve të fundit, e kanë fituar betejën me Covid-19, 62 pacientë.

Kështu deri më tani 6 mijë e 346 pacientë janë të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Kujtojmë se çdo i shëruar nga Covid-19, mund të dhurojë plazmën e tij për pacientët e prekur nga ky virus në mënyrë që të ndihmojë trupin të luftojë atë. Prej disa ditësh edhe në vendin tonë ka filluar trajtimi i pacientëve me plazmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat