“COVID-19 do të na ‘shoqërojë’ edhe gjatë 2021-it”, Sazan Guri zë ngushtë Piperon: Po Rama pse s’mban maskë!

Shqipëria

“COVID-19 do të na ‘shoqërojë’ edhe gjatë 2021-it”, Sazan Guri zë ngushtë Piperon: Po Rama pse s’mban maskë!

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 08:41
Sazan Guri dhe Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se pandemia e COVID-19 do të na shoqërojë të paktën edhe për 1 vit e gjysmë.

Sipas tij në fillim të vitit të ardhshëm pritet të ketë një vaksinë që së bashku me masat parandaluese do të mundësojnë vënien nën kontroll të koronavirusit.

Ai tha se disa grupe qytetarësh si mjekët dhe mësuesit janë të rekomanduar ta bëjnë vaksinën.

"Masat karantinuese nuk i rekomandojmë më 14 ditë. 7 ditë janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur. Kjo pandemi do na shoqërojë edhe së paku 1 vit e gjysëm”.

“Besoj që në fillim të vitit që vjen do të kemi edhe një vaksinë, që do të mundësojë vënien nën kontroll më shpejt të virusit”.

“Vaksina është zgjidhje e qëndrueshme. Jam kundër përdorimit të forcës për të bërë vaksinën. Por disa grupe qytetarësh, si mjekët apo mësuesit, janë të rekomanduar që ta bëjnë. Ankthi është aleati më i madh i këtij virusi dhe përjetimi me ankth e agravon virusin", – u shpreh Pipero.

Ai ishte në një studio me ambientalistin Sazan Guri. Ky i fundit, ka bërë një pyetje, paksa të befasishme mjekut.

Mjeku u pyet fillimisht nëse besonte realisht te mbajtja e maskës. Pipero u përgjigj se ”jo vetëm besoj, por në rradhë të parë ua këshilloj juve. Maska jep një mbrojtje deri në 90 e ca %. Jo vetëm që parandalon hapjen e spërklave të pështymës, por parandalon dhe spërklat e të tjerëve për t’i marr neve.”

Sazan Guri e ngacmoi edhe më tej mjekun infeksionist. – “Pse kryeministri nuk mban maskë? Për të gjithë këta? Apo mos kanë ndonjë ilaç?”, – pyeti ai Piperon, i cili u përgjigj. “Unë ua këshilloj dhe atyre ta mbajnë maskën. Në ato dalje televizive kryesisht e kam parë me maskë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat