22-vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, Meta: Nderimi më i madh për të është realizimi i ëndrrës për një Shqipëri europi

Shqipëria

22-vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, Meta: Nderimi më i madh për të është realizimi i ëndrrës për një Shqipëri europi

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 15:21
ilir meta

President i vendit, Ilir Meta ka kujtuar Azem Hajdarin në 22-vjetorin e vdekjes së tij duke vënë kurora lulesh në memorialin e ngritur në nder të tij në qendër të Tiranës.

Përmes një postimi ai shprehet se nderimi më i madh që mund t’i bëhet Liderit të Lëvizjes Studentore është që të realizohet ëndrra për një Shqipëri plotësisht europiane.

“Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinentit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane. ‘Shqipëria si gjithë Europa’ edhe më aktuale pas 30 vitesh! O TANI O KURRË!”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat