Alarm në një çerdhe fëmijësh në Berat, drejtoresha vijon punën edhe pasi i shoqi iu infektua me Covid

Shqipëria

Alarm në një çerdhe fëmijësh në Berat, drejtoresha vijon punën edhe pasi i shoqi iu infektua me Covid

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Raportohet se bashkëshortja e një efektivi në Berat,i cili ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, ka shkelur rregullat pasi ka vazhduar të punojë dhe nuk është karantinuar.

Ajo është drejtoreshë në një çerdhe dhe ka deklaruar se ka vijuar të punojë, pasi tamponi i doli negativ.

Megjithatë fakti që ajo po vazhdon punën përbën një frikë dhe i gjithë stafi është alarmuar.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka deklaruar se pas ankesës së edukatoreve dhe prindërve, asaj i është komunikuar nga mjekët epidemiologë që tëizolohet në banesë dhe të mos vijojë punën, deri në shërimin e plotë të bashkëshortit dhe pasi të rezultojë negativ edhe tamponi i dytë që ajo do të bëjë pas 14-ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat