U merrte ryshfet bizneseve për ti shpëtuar nga gjobat, burg për inspektorin e Tatimeve

Shqipëria

U merrte ryshfet bizneseve për ti shpëtuar nga gjobat, burg për inspektorin e Tatimeve

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Merrte para ryshfet për të mos gjobitur bizneset e gjetura në shkelje, por ky veprim i tij i kushtoi prangat inspektorit të Tatimeve Tiranë.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka caktuar ditën e sotme si masë sigurie “arrest me burg”, për inspektorin Erjon Trungu 37 vjeç

Nga hetimet e kryera nga prokuroria e posaçme SPAK, rezultoi se Trungu merrte ryshfet nga biznese të ndryshme në Tiranë, për të mos i gjobitur,

Inspektori 37-vjeçar akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë arrestimit të bërë tre ditë më parë, 37-veçarit iu gjetën 5 mijë euro në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se këto para i kishte marrë si ryshfet nga një biznes në Kamëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat