Edi Rama uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Shqipëria

Edi Rama uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 09:29
Foto Ilustrim

Kryeministri shqiptar Edi Rama uroi sot një vit të mbarë shkollor për nxënësit dhe mësuesit.

Në nisje të vitit të ri shkollor, Rama uroi që ky vit mësimor pikësëpari të jetë me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira.

“Mirëmëngjesi, duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira”, tha Rama.

Në gjithë vendin shkollat hapin sot dyert për të pritur nxënësit, në masa strikte të diktuara nga pandemia COVID-19.

Të vetëm në bankë, me maska dhe dezinfektant, rreth 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar do të nisin vitin e ri shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat