Një ditë para vizitës në Greqi, Rama në rezidencën e Erdogan: Mik i çmuar! Ja çfarë biseduam

Shqipëria

Një ditë para vizitës në Greqi, Rama në rezidencën e Erdogan: Mik i çmuar! Ja çfarë biseduam

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 15:16
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri Edi Rama njofton se është takuar me presidentin turk. Përmes Facebook, ai thotë se takimi është zhvilluar në rezidencën e Erdogan në Marmaris.\

Rama zbardh edhe disa nga pikat e bashkëbisedimit:

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor” – shkruan Edi Rama.

Takimi mes Erdogan dhe Ramës vjen një ditë para vizitës së këtij të fundit në Athinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat