Gjirokastër, nderohen dëshmorët nacionalistë

Shqipëria

Gjirokastër, nderohen dëshmorët nacionalistë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 23:11
Gjirokastër

14 shtatori shënon në Shqipëri Ditën e Dëshmorëve Nacionalistë. Në Grehot të Gjirokastrës formacione të djathta nderuan sot 36 luftëtarë mes të cilëve edhe komandantin e Ballit Kombëtar Hysen Lepenica. Pjesëmarrësit në ceremoni kërkuan nga historianët të rivlerësohen ngjarjet që lidhen me rolin e Ballit Kombëtar dhe luftën e Grehotit.

14 shtatori shënon në Shqipëri Ditën e Dëshmorëve Nacionalistë. Kjo datë lidhet me 14 shtatorin e vitit 1943 ku në një betejë në Grehot të Gjirokastrës me pushtuesit italianë që po linin Shqipërinë u vranë 36 luftëtarë të Ballit Kombëtar. Shumë prej tyre ishin udhëheqës te cetave të Ballit ndërsa në këtë betejë u vra edhe komandatin i Ballit Komebatr Hysni Lepenica. Familjarë por edhe pëfaqësues të subjekteve të djathta nderuan sot ne ceremoni të ndara të rënët. Kreytari i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politike Nebil Cika tha se nderimi për këtë ditë ishte nderim për kontributin e shquar të nacionalistëve shqiptarë në mbrojtjen e integritetit të Shqipërisë.

Këta njerëz u vranë për të mbrojtur integrtitetin tokësor, Shqipërinë etnike, lirinë dhe demokracinë. Kishin një program politik “Dekalogun” që garantonte lirinë politike dhe shoqërore dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Sot janë një frymëzim i madh dhe një shembull për ata që duan të ndryshojnë Shqipërinë.

Mes deputetëve dhe përfaqesuesve politikë të Partise Demokratike ishte edhe Myzafer Elezi. Ai tha tha se historia duhet te rishkruhet Jo vetem per betejen e Grehotit por edhe për rolin e Ballit Kombëtar

Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që janë shkruar.Janë historianët shqiptarë që pa ngacmime ,pa ndikime politike duhet të flasin për realitetin që është ndryshe nga ai që kemi mësuar në bankat e shkollës.Nacionalistët shqiptarë kishin një mision ata donin që Shqipëria të ishte e lirë dhe e pavarur.

Në një ceremoni të ndarë përfaqësues të Partisëe së Ballit dhe familjarë të Hysni Lepenicës kryen nderime në varrezat e Grehotit. Deputeti Adriatik Alimadhi tha se kjo ditë ishte e shënuar për Ballin Kombëtar.

Kjo ditë është historike sepse lidhet me ditë e dëshmorëve të Ballit Kombëtar dhe njëkohësiht me vrasjen e komandatit të pëgjithshëm të forcave të Ballit Hysni Lepenica së bashku me 36 luftëtarë të tjerë të Ballit.

Ndërsa Ridvan Mersini, përfaqësues i kësaj partie në Vlorë tha se duhej vullenti i bashkimit te nacionalistëve edhe në cermoni të tilla.

Do ishte në nderin e tyre që krah përkrah kryetarit të Ballit dhe familjarëve të vendosnin kurora së bashku.

Masakra e Grehotit vlerësohet nga burimet historike se u shkaktua nga një sulm i beftë i ushtarëve italianë që përgatiteshin të braktisnin kazermat e Grehotit pak ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste në Shqipëri. Nacionalistët e mbledhur nga disa krahina që kishin negociuar për një dorëzim pa kushte u qëlluan në pabesi dhe 37 luftëtarë, mes të cilëve edhe Komandanti i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica humbën jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat