Punonjësi del pozitiv me Covid-19, mbyllet ambasada shqiptare në Athinë

Shqipëria

Punonjësi del pozitiv me Covid-19, mbyllet ambasada shqiptare në Athinë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 08:37
Ambasada shqiptare në Athinë

Është mbyllur ambasada shqiptare në Athinë. Burime për Top Channel tregojnë se shkak për mbylljen e ambasadës është infektimi i një punonjësi me Covid-19. Punonjësi emri i të cilit ndodhet në dispozicionin e Top Channel ,punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij. Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Burime pranë ambasadës thanë Top Channel se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat