Kjo ishte gruaja që u vra dje nga kunati

Shqipëria

Kjo ishte gruaja që u vra dje nga kunati

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:31
Agron Tanushi

Jetmira Hasani u vra dje me armë zjarri nga kunati i saj Agron Tanushi. Raportohet se ata Tanushi ishin të pajisur të dy me urdhër mbrojtje nga njëri- tjetri, por kjo nuk u shërbeu për të qëndruar larg, duke bërë që raporti i tyre të përfundonte në mënyrë tragjike me një viktimë.

Raportohet se Hasani ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, (vëllai i Agron Tanushit), por pavarësisht kësaj vijonte të jetonte te shtëpia e tyre, në katin e dytë.

Prona mendohet të jetë shkak kryesor i konflikteve, si edhe i vrasjes së Hasanit.

Mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme, ku të dy kanë bërë kallëzime të ndërsjella në polici ku hidhnin akuza për kanosje dhe dhunë në familje, e për pasojë gjykata i pajisi me urdhër mbrojtjeje. “Report Tv” ka siguruar foton e gruas që u vra dje tragjikisht në Bathore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat