KE: Ballkani Perëndimor pjesë e Evropës, jo ndalesë në rrugën e mëndafshit

Shqipëria

KE: Ballkani Perëndimor pjesë e Evropës, jo ndalesë në rrugën e mëndafshit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 11:19
Ursula Von der Layen

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca, ka postuar në Twitter, fjalën e presidentes së Këshillit Europian, Ursula Von der Layen të mbajtur ditën e sotme për unionin europian.

Ajo ka deklaruar se hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik.

Sipas saj,vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit.

Von der Layen tani në SOTEU 2020 : “Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat, Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat