Disa nxënës rezultojnë me COVID në 4 shkolla në Fier, ja ku dyshohen të jenë infektuar

Shqipëria

Disa nxënës rezultojnë me COVID në 4 shkolla në Fier, ja ku dyshohen të jenë infektuar

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:44
Ilustrim

Tre shkolla publike dhe një private në Fier kanë aktualisht raste me COVID-19.

Sipas Balkanweb shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë nxënës të infektuar me COVID-19. E njëjta situatë dhe në një shkollë private.

Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë karantinuar në banesat e tyre, teksa dyshohet se e kanë marrë nga prindër apo të afërm.

Tek shkolla ‘’Penellopi Piro’’ dy nxënësit që janë infektuar janë kushërinj me njëri- tjetrin dhe kanë pasur kontakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat