Në kuadër të goditjes së një rrjeti të trafikimit të kokainës, strukturat e Policisë së Shtetit janë duke zhvilluar një operacion antidrogë në qytetin e Vlorës.
Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë akoma në kërkim.
Mësohet se njëri nga të arrestuarit është djali i biznesmenit me iniciale J.LL. Operacioni është zhvilluar në sekret të plotë gjatë gjithë ditës.