Mjeku i njohur ngre dyshimet e forta, i ‘kërkon llogari’ Manastirliut: Cili nga të ndjerët është doktor Seferi?

Shqipëria

Mjeku i njohur ngre dyshimet e forta, i ‘kërkon llogari’ Manastirliut: Cili nga të ndjerët është doktor Seferi?

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:57
Erion Dasho, Ogerta Manastirliu

Mjeku Erion Dasho i është drejtuar me një pyetje ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me vdekjen e pretenduar të një mjeku nga Kavaja i cili ishte i shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Lajmi për vdekjen e Ndroqit u dha dje nga Manastirliu.

Mjeku Dasho shkruan sot se në njoftimet e djeshme dhe të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka asnjë person që përputhet me mjekun e ndjerë.

Sipas Dashos, mjeku nga Kavaja është i moshës 60-61 vjeç ndërkohë që asnjë prej viktimave të raportuara dje dhe sot nuk ka një moshë të ngjashme.

Pyetja që Dasho ka për Manastirliun është se cili nga personat që kanë ndërruar jetë dje e sot është doktor Seferi.

Në fund ai ka një pyetje edhe për komitetin e ekspertëve lidhur me raportimin ose jo korrekt të humbjeve të jetës nga covid-19 në Shqipëri. 

Statusi i Dashos

Në 16 shtator, Ministrja Manastirliu nëpërmjet një statusi në facebook shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të Dr. Seferit, kolegut kavajas që humbi jetën dje si pasojë e COVID. Doktori ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë.

Çuditërisht, deklarata e ministrisë për vdekjet nga COVID ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç).

Ditën e enjte deklarata përmendte katër humbje jete: 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana.

Dy pyetje kam për ministrinë dhe komitetin:

CILI NGA TË NDJERËT ËSHTË DOKTOR SEFERI??!!

A JANË DUKE U RAPORTUAR KORREKT HUMBJET E JETËS NGA COVID NË SHQIPËRI??!!

Postimi i djeshëm i ministres

E trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të përkushtuar të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Dervishit, i cili luftoi për dy javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve, nuk ja doli ta mundë virusin e rrezikshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të dr. Seferit, mjekut të palodhur që i shërbeu me devotshmëri të pashoqe komunitetit të tij. U prehtë në paqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat