Aksident tragjik / Përplas me makinë të riun dhe e lë të vdekur në mes të rrugës

Shqipëria

Aksident tragjik / Përplas me makinë të riun dhe e lë të vdekur në mes të rrugës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e mbrëmjes në qytetin e Fier ku një person ka humbur jetën.

Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat