Detajet e reja/ Vëllai i Talo Çelës u qëllua me 21 plumba nga 3 armë me silenciator, makinën e dogjën te shtëpia e…

Shqipëria

Detajet e reja/ Vëllai i Talo Çelës u qëllua me 21 plumba nga 3 armë me silenciator, makinën e dogjën te shtëpia e…

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 06:15
Talo Çela

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz me armë zjarri i Bujar Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas burimeve, ndaj Çelës janë shkrehur 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe më pas autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë ekspertiza e kryer që ka konfirmuar se trupin e 50-vjeçarit në pjesë të ndryshme e kanë përshkruar 21 plumba. Makina e autorëve, që dyshohet se kanë qenë më shumë se tre u gjet disa minuta më pas e braktisur dhe djegur në fshatin Murras buzë hekurudhës në Papër.

Makina tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë u gjet e djegur ngjitur me rrethimin e shtëpisë së një oficeri të drejtorisë së policisë Elbasan. Deri tani RENEA ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Pasditen e sotme në Elbasan ishte edhe drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu, që ishte mjaft i ashpër duke ngritur tonet përballë drejtuesve të Elbasanit.

Ndërkohë  forcat speciale RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan.Burimet bëjnë me dije se po ushtrohen kontrolle në Elbasan dhe zonën përreth.

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në zonën e Bradasheshit, ku viktima ka banesën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat