Aksident i rëndë rrugor në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Shqipëria

Aksident i rëndë rrugor në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, në afërsi të një karburanti.

Një mjet ende i pa identifikuar, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat