Meta: Këmbana për antishpifjen të dëgjohet. KED, vonesa për pajustifikuara për Kushtetuesen

Shqipëria

Meta: Këmbana për antishpifjen të dëgjohet. KED, vonesa për pajustifikuara për Kushtetuesen

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:51
Ilir Meta

Paketa antishpifje dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ishin në fokus të shqetësimeve të Presidentit Ilir Meta në komunikimin javor me gazetarët këtë të premte.

Meta tha se deklarata e Raportuesit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Stefan Schennach lidhur me ndryshimet në ligjin për mediet online, është një këmbanë që duhet dëgjuar.

“Këmbanë që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca, veçanërisht në këtë periudhë paraelektorale”.

Sa i takon ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Ai tha se institucionet kanë vonuar qëllimisht informacionet për KED.

“KED ka shfaqur problematika dhe vonesa të pajustifikuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat