‘Organizëm seksual…’/ Petrit Vasili bëhet ‘lëmsh’ pas bojkotit të Këshillit Politik

Shqipëria

‘Organizëm seksual…’/ Petrit Vasili bëhet ‘lëmsh’ pas bojkotit të Këshillit Politik

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:41
Petrit Vasili

Përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili duket se e kanë tradhtuar mendimet duke ngatërruar fjalët teksa fliste për mediat pas bojkotit të Këshillit Politik.

Vasili në vend që të thoshte ‘organizëm konsensual’, ka thënë organizëm seksual’. Atij i janë dashur disa çaste për të gjetur fjalën e duhur për sa i përket konsensusit të arritur nga partitë politike për sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Organizëm seksual… kështu…organizëm konsensual. Ky është thelbi për të mos u zhytur edhe më thellë  në krizë. Nuk ndryshon fatet, por do i ruante vendit një tensionim social dhe të panevojshëm.” tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat