Hajdari e revoltuar: Propozimi i PS i papranueshëm, kërkon të mos hapë listat

Shqipëria

Hajdari e revoltuar: Propozimi i PS i papranueshëm, kërkon të mos hapë listat

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:52
Rudina Hajdari

Rudina Hajdari doli e revoltuar nga mbledhja e Këshillit Politik duke thënë se propozimi i sjellë nga mazhoranca ka në thelb të saj të mos hapen listat. Ajo tha se PS po bën një hap pas dhe se kjo mënyrë e hapjes së listave duke zgjedhur vetëm një kandidat preferencial nuk është ajo që duan qytetarët shqiptarë.

“Propozimi i PS është një propozim i papranueshëm, dhe të kuptoni që kërkon të mos hapë listat dhe ata thanë se kanë merak përzgjedhjen e grave në parlament. Po ta shikoni renditja e kandidatëve të rri e njëjtë dhe vetëm një kandidat preferencial të vijë nga jashtë që do të thotë se listat janë  praktyikisht të mbyllura. PS po bën një hap pas, nuk është kjo lista e hapur dhe ajo që këkrojnë qytetartë. Kryetarët e partisë kanë ende fuqinë të vendosin në listë kë të duan, është një trup për të mbajtur listat e mbyllura, PS të reflektojë mbi këtë propozim. Nuk ndryshon asgjë. Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e listave të hapura”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat