Bojkoti i Këshillit Politik, Gjiknuri: Krizë artificiale e opozitës! Kërkojnë qiqra në hell

Shqipëria

Bojkoti i Këshillit Politik, Gjiknuri: Krizë artificiale e opozitës! Kërkojnë qiqra në hell

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:59
Damian Gjiknuri

“Krizë artificiale për të justifikuar krizën e tyre politike”. Me këto fjalë e komentoi socialisti Damian Gjiknuri, bojkotin e mbledhjes së Këshillit Politik nga ana e opozitës jashtëparlamentare, e cila kërkoi asistencën e OSBE-ODHIR, për gjetjen e dakordësisë mes palëve për koalicionet dhe listat e zgjedhjeve.

Gjiknuri tha se oozita e bojkotoi mbledhjen në mënyrë që të mbajë peng ndryshimet kushtuese.

Sipas tij, përtej shtatorit ky proces nuk mund të shtyhet më pasi duhet të nisë organizimi i zgjedhjeve, pasi afati është i shkurtër.

Ai shtoi se mazhoranca ka ide konkrete, ndaj ftoi opozitën që të vijë me ide.

“Nuk është e vërtetë që në 5 qershor kishte sanksionim për koalicionet. Me ndryshimet kushtetuese, ne duhet të flasim në Kod për koalicionet. Për ta kuptuar shqiptarët, PD nuk do vazhdimin e tryezës dhe dialogut. Halli i vërtetë është se nëse e ndjejnë veten të fortë elektoralisht le të fitojnë. Ejani të kontribuojmë të gjithë, ejani të diskutojmë mbi një draft të caktuar. Nëse shkelet parimi demokratik kjo është çështje tjetër. I kam pritur, por kërkojnë qiqra në hell, pasi kërkojnë ekspertizë kur ne s’kemi ende një produkt që më pas ta shohë ODIHR”, u shpreh Gjiknuri.

Ai shtoi se ODHIR kërkon drafte dhe jo propozime paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat