Prindërit të frikësuar për fëmijët. Zbulohen raste me Covid 19 në shkollat e Delvinës, Fierit dhe Vlorës

Shqipëria

Prindërit të frikësuar për fëmijët. Zbulohen raste me Covid 19 në shkollat e Delvinës, Fierit dhe Vlorës

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:55

Prindërit të frikësuar për fëmijët. Zbulohen raste me Covid 19 në shkollat e Delvinës, Fierit dhe Vlorës

Megjithë zërat për infektim të nxënësve në shkollën “Naim Frashëri” ne Fier procesi mësimor po vazhdon normalisht madje në hyrje të shkollës ka dyndje prindërish dhe nxënësish pa respektuar distancën prej 1.5 metrash.

Zyrtarisht Drejtoria Arsimore në Fier sqaroi se nxënësi i infektuar nuk ka marrë pjesë në mësim pasi u infektua përpara nisjes së vitit shkollor ashtu si një mësuese dhe sanitare e kësaj shkolle.

Megjithatë kjo nuk i ka qetësuar prindërit të cilët thonë se kanë frikë për infektimin e fëmijëve

“Frikën e kemi, por s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë një prind.

Edhe në Delvinë, pas zbulimit se tre pjesëtarë të shkollës “Kosta Cavo” nxënësit janë kthyer në bankat e shkollës. Fëmijët ndjehen të frikësuar, por thonë se do të tregohen të kujdesshëm.

“Kam pasur frikë, por kemi masa”, thotë një nxënës.

Edhe në Vlorë pas zbulimit të dy rasteve me të infektuar në radhët e mësuesve, gjatë një kontrolli gjatë një kontrolli për zbatimin e masave anti-Covid kreu i ishsh Vlorë Lorenc Rexho tha se mësimi ka nisur normalisht.

“Ka patur një shkollë. Dy mësues me Covid janë marrë masa. Mësuesit janë karantinuar. Mësuesit e tjerë negativ”, shprehet ai.

Rexho u ka bërë thirrje prindërve për të evituar grumbullimet para shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat