BE, projekt 1.5 milion euro për sektorin e peshkimit në Shqipëri

Shqipëria

BE, projekt 1.5 milion euro për sektorin e peshkimit në Shqipëri

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Në ndihmë të sektorit të peshkimit është miratuar projekti me 1.5 mln euro nga BE. Komponentët që përfshinë projekti janë granti për anijet e peshkimit dhe kapacitet e peshkimit.

Ky projekt u jëp mundësi të gjithë peshkatarëve të aplikojnë, pasi kriteret që duhet të plotësohen janë minimale. Rreth 1.5 mln euro është fondi që do t’i vijë në ndihmë sektorit të peshkimit në vend.

Arian Palluqi, koordinatori i këtij projekti shpjegon se kjo ndihmë vjen nga BE në kuadër të IPA 2016.  Dy komponentët që përfshin projekti janë  grandi për anijet e peshkimit dhe asistencë për kapacitete e peshkimit.

”Kjo ndërhyrje konsiston në 4 elementë kryesore, siç është ndërrimi i motorëve, ndërrimi dhe modernizimi i rrjetave të peshkimit, instalimi i pajisjeve elektronike të bordet e anijeve të peshkimit, dhe garantimi i kushteve higjieno-sanitare të trajtimit të peshkut.”

 Palluqi gjithashtu sqaron se aplikimi  dhe kriteret për të interesuarit janë të thjeshta për t’u dhënë mundësi të gjithë të interesuarve.

”Kjo ndërhyrje që do bëhet nëpërmjet grantit, financohet 50% nga projekti, dhe 50% nga peshkatarët. Do jetë shumë transpaente. Kushtet që duhet të plotësojnë janë minimale. Mjafton vetëm një kërkesë nga ana e subjektit për anijen e tij të peshkimit.”

Në vendin tonë janë mbi 200 anije peshkimi mbi 12 metër, ndërsa pritet që ky projet të nis në muajin tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat