18 fluturimet nga Aeroporti i Rinasit nesër/ Kujdes, ja kategoritë që lejohen të udhëtojnë

Shqipëria

18 fluturimet nga Aeroporti i Rinasit nesër/ Kujdes, ja kategoritë që lejohen të udhëtojnë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Ditën e nesërme, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të ketë 18 fluturime me destinacione të ndryshme. Në faqen zyrtare të TIA-s publikohen të gjitha destinacionetm ndërkohë që rregullat se kush mund të udhëtojë dhe masat kundër koronavirusit nuk kanë ndryshuar. 

Ata që mund të udhëtojnë nga Rinasi janë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese. Ndërsa askush nuk lejohet pa maska.

TIA u bën thirrje atyre që mund të udhëtojnë të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës.

Postimi:

18 Fluturimet e konfirmuara për datën 19.09.2020

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Shtune janë:

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim
SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës.

Maskat janë të detyrueshme.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat