E bujshme! Arrestohet truri i vrasjeve të Elbasanit

Shqipëria

E bujshme! Arrestohet truri i vrasjeve të Elbasanit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:29
Arrestohet truri i vrasjeve të Elbasanit

ELBASAN– “Truri” i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik është 34-vjeçari Erion Alibej!

34-vjeçari është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.Uniformat blu kanë bërë arrestimin e tij, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Report Tv mëson nga burime të sigurta se ndaj 34-vjeçarit, ka prova të forta dhe të dokumentuara se ai ka dhënë urdhrin dhe ka organizuar dy vrasjet të cilat ndodhën në një hark kohor brenda 9 ditësh të dy shokëve. Hetimet për zbardhjen e këtyre vrasjeve kanë zgjatur për rreth 2 muaj. Ka dyshime se 34-vjeçari është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale, megjithatë për këtë vijojnë hetimet. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Alibej është “truri” i 2 vrasjeve, megjithatë ekzekutimi është bërë nga dy të tjerë, më konkretisht Euglen Halili së bashku me Xhuljano Hoxhën, (të dy në burg). Euglen Halili është i penduari i drejtësisë, i cili ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe ka zbardhur të gjithë vrasjen e Runajt, mik me Emiljano Ramazanin. Ai është shprehur se ka kryer vrasjen për të cilën është paguar disa mijëra euro. Halili dhe Runaj kanë konsumuar së bashku kokainë dhe më pas janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer menjë motor, ku më pas Halili e ka qëlluar me thikë rreth 26 herë. Njollat e gjakut në motorin e Halilit, kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, Halili ka luajtur dhe një rol të rëndësishëm në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i cili e ka vëzhguar dhe ka informuar vrasësit për vendndodhjen e tij, i cili mbeti i vrarë me 5 plumba një javë para se të ekzekutohej Runaj.

Njoftimi i plotë i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Shkumbini”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, e 34-vjeçarit që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 34-vjeçarin, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim. Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Endrit Alibej

Report Tv mëson se organizoi dhe porositësi i dy vrasjeve në Elbasan është vëllai i Endrit Alibej, i riu i cili është ekzekutuar në sy të familjarëve të tij 2 vite më parë.Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të 2019, kur Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç janë ekzekutuar në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh ku një makinë ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me kallashnikov dhe me plumbat në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat