Ditmir Bushati mund të marrë postin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias

Shqipëria

Ditmir Bushati mund të marrë postin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:04
Arkiv

Shqipëria synon të kontrollojë zyrën e OSBE-së që mbulon lirinë e medias. Pasi Harlem Desirit i mbaroi mandati, posti i Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias i është ofruar ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Burimet ende nuk konfirmojë nëse zoti Bushati do ta pranojë këtë propozim.

Ndërsa, Shqipëria është përfshirë edhe një herë nga debati për të ashtuquajturën paketë anti-shpije, Tirana zyrtare duhet se kërkon të marrë postin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias. Burimet i thanë ‘Ora News’ se kryetari në detyrë i OSBE-së, kryeministri Edi Rama synon të zëvendësojë Harlem Desir-in me ish-ministrin e Jashtëm, deputetin socialist Ditmir Bushati.

Me këtë lëvizje, kryeministri Rama synon të qetësojë si opinion ndërkombëtar në lidhje me lirinë e medias në vend, ashtu edhe deputetin rebel Ditmir Bushati, i cili ishte ndër të vetmit socialistë që kundërshtoi në parlament paketën anti-shpifje dhe kërkoi që për të t’i merret një mendim Komisionit të Venecias.

Paketa anti-shpifje u vendos në kalendarin e punimeve të Kuvendit të hapje së sesionit kur kryeministri Edi Rama deklaroi se në draft do të përfshihen të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Një vendim i tillë u kundërshtua si nga komuniteti i gazetarëve, shoqëria civile dhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që përmes një deklarate theksoi se drafti i tanishëm më shumë do ta dëmtonte lirinë e shprehjes në vend sasa do ta përmirësonte atë.

Nuk dihet ende nëse Ditmir Bushatit do ta pranojë postin e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, por propozimi i emrit të tij për këtë funksion të lartë vjen pavarësisht përplasjeve që ai ka pasur me mazhorancën apo sulmeve që atij i janë bërë nga brenda selisë rozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat