A ishte Rama në rolin e ndërmjetësuesit mes Greqisë dhe Turqisë? Analisti zbërthen dy takimet e kryeministrit me Erdogan dhe Mitsotakis

Shqipëria

A ishte Rama në rolin e ndërmjetësuesit mes Greqisë dhe Turqisë? Analisti zbërthen dy takimet e kryeministrit me Erdogan dhe Mitsotakis

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:46
Edi Rama

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi si dhe deklaratat e këtij të fundit për çështjen e detit, ndërsa e cilësoi atë ndërmjetësues mes shtetit helen dhe Turqisë.

Në një lidhje skype për ‘News24’, Nazarko pohoi se kryeministri Rama i referohet një pale të tretë për zgjidhjen e kësaj çështje, që sipas analistit ka shumë gjasa të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo zgjidhje për çështjen e detit Greqi-Shqipëri do të shërbejë edhe për problemin me Turqinë.

“ E para qëndrimi i Ramës në Athinë ishte në kuadër të një takimi periodik të ‘Ekonomistit’ që bëhet në shtator. Ai ishte menjëherë pas disa ditëve të pushimit diplomatik të tij në vilën e presidentit turk, në Marmaris. Kush është laik në këtë çështje e kupton se zoti Rama nuk ka zgjedhur rastësisht që të ketë këtë radhë të ngjarjeve të aktivitetit të tij. Tema e marrëdhënieve shqiptaro-greke është diskutuar në Turqi, ashtu si tema e marrëdhënieve shqiptaro-turke është diskutuar në Greqi. Dua të supozoj-edhe si dëshirë, por dhe mbështetur në disa shenja- se zoti Rama mund të ketë luajtur një rol ndërmjetësuesi, a lehtësuesi, apo korrieri mes grekëve dhe turqve. Është një rol që Rama besohet se e ka luajtur sipas burimeve të mirinformuara edhe në raste të tjera. Ai ka luajtur rolin e lehtësuesit për një pastor amerikan që u dënua nga një gjykatë turke me 6 vite burg dhe që më pas u lirua me një falje të presidentit, veprim i diskutuar midis Presidentëve Erdogan dhe Trump. Rama të paktën ka bërë ambasadorin e qëllimeve të mira mes SHBA dhe Turqisë në kohën kur marrëdhëniet mes presidentëve ishin të akullta. Fuqitë e mëdha në konflikt a përplasje, jo rrallë zgjedhin që të komunikojnë përmes një përfaqësuesi të besuar mes tyre. Ndaj dua të supozoj se dhe në këtë rast Rama ka diskutuar, ka marrë inpute, prej Erdogan e Mitsotakis, për këtë darkë, që ai përtej stilit të tij të figurshëm jo politik, e quajti “darkë të bukur”, ndërsa takimin me Erdogan e quajti; “takim me një mik të çmuar”. Janë këto shenjat ku mbështetet pandehma ime: a) E kaluara e Ramës si një lloj ambasadori i qëllimeve të mira; b) Radha e takimeve të tij; c) Ulja e intensitetit retorik në polemikat Turqi-Greqi; d) Impakti që zgjidhjet e dy kontesteve kanë tek njera tjetra dhe që po shkojnë eventualisht tek një modalitet i njëjtë zgjidhjeje. Po shkohet tek e njëjta zgjidhje, me një palë të tretë.

Në lidhje me palën e tretë në fakt-Rama ka qenë ambig, nuk ka qenë i prerë. Është përdorur termi Gjykatë Ndërkombëtare (Haga ose diku tjetër), madje për një palë të tretë. Rama zgjodhi të fliste me shqiptarët e Greqisë në Athinë, degët e PS-atje.. Po shoh një ulje të intensitetit të polemikave publike mes Greqisë dhe Turqisë. Është pandehmë kjo e imja, nuk kam informacione të brendshme”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat