Pamje të rënda/ Momenti kur mjeti e tërheq zvarrë dhe i merr jetën 57-vjeçarit

Shqipëria

Pamje të rënda/ Momenti kur mjeti e tërheq zvarrë dhe i merr jetën 57-vjeçarit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 21:50
Pamje nga aksidenti

Në vetëm 2 sekonda makina i merr jetën një 57 vjeçar, ndërsa shoferi 20 vjeçar SH.B prej një muaji është në arrati pasi ka braktisur BMË, që kishte marrë me qira.

Video-ja e siguruar nga Report Tv tregon pamjet e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e 5 gushit, në sheshin Gensher në Elbasan.

Ajo u publikua, për të ndërgjegjësuar shoferët e papërgjegjshëm

Aksidenti tregon se viti 2020, edhe pse shpallur si viti i sigurisë rrugore, është ende larg këtij objektivi.

Jo vetëm aksidente me pasoja e gjymtime të rënda, por aksidente me vdekje të cilat përgjakin rrugët dhe shoferë të papërgjegjshëm që pas aksidentit në vend të japin ndihmën e parë arratisen duke lënë të vdekurit në rrugë. Ndërsa kur ka kaluar një muaj nga ky aksident që do të ishte i denjë për tu konsideruar një vrasje me makinë në rrugë, shoferi ndodhet në arrati duke sfiduar policinë.

Sapo ora shënon 22:16 minuta e 29 sekonda më 5 gusht 2020, në mes të bulevardit të Elbasanit përballë kalasë një person qëndron i ulur në mes të sheshit "Gensher".

Krah tij kalon një mjet, i cili me shpejtësi të ulët nuk e aksidenton, ndërsa ka pak lëvizje këmbësoresh pasi në ato momente sapo kishin mbaruar reshjet e shiut.

Me një ndriçim të plotë të rrugës si dhe një ndriçim të plotë të mjetit, aty afrohet një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit as e vë re se në mes të rrugës ishte një njëri duke e marrë përpara dhe largohet.

Sipas policisë së Elbasanit tashmë shoferi është identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe rezulton se është një 20 vjeçar me incialet SH.B.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti një 57 vjeçar.

Hetimet paraprake kanë nxjerrë se 57 vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe kish përfunduar në mes të rrugës, duke u përpjekur të kalonte në anën tjetër.

I ndjeri  goditet nga autovetura e identifikuar më pas si BMË e marrë me qira nga një 20 vjeçar, ndërsa aksidenti i ndodhur në sheshin Gensher, nuk është kuptuar edhe nga ata pak kalimtarë, që nën çadër kanë vazhduar të kalojnë rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Pas aksidentit ka pasur të tjera mjete në bulevard të cilët s’kanë kuptuar fillimisht ç’ka ndodhur por kanë mundur të fiksojnë targën e BMË.

I riu ul pak shpejtësinë për disa sekonda, por vazhdon udhëtimin duke e braktisur më pas mjetin në një lagje perifike dhe u arratis për të shmangur arrestimin. Aktualisht policia e Elbasanit është duke kërkuar, për kapjen e 20 vjeçarit.

Video më poshtë: Kujdes! Përmban pamje të rënda

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat