Ç’po ndodh në Elbasan? RENEA dhe Shqiponjat rrethojnë qytetin, kontrolle të rrepta në pikat kyçe

Shqipëria

Ç’po ndodh në Elbasan? RENEA dhe Shqiponjat rrethojnë qytetin, kontrolle të rrepta në pikat kyçe

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:46
RENEA dhe Shqiponjat rrethojnë qytetin

Vijojnë kontrollet në Elbasan nga forcat speciale RENEA dhe Shqiponjat. Aktualisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit janë duke u kryer kontrolle te rrepta.

Pak më herët ditën e sotme u prangos Erion Alibej, si porositësi dhe organizatori i vrasjes së vëllait të Talo Çelos, si dhe Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Edhe ditën e djeshme u ushtruan kontrolle në Elbasan dhe zonën përreth, kryesisht në zonën e Bradasheshit.

Kontrollet nisën pas vrasjes së 50-vjeçarit Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës.

49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion.

Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat