“Këshilli politik si një organizëm seksual”/ Murrizi tallet me Tit Vasilin e LSI dhe i dergon mesazh Gjiknurit

Shqipëria

“Këshilli politik si një organizëm seksual”/ Murrizi tallet me Tit Vasilin e LSI dhe i dergon mesazh Gjiknurit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:45
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka një mesazh për kryetarin e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri lidhur me listat e hapura.

Murrizi thotë se deputetët e PS janë bërë pishman për votën e 30 korrikut. Mes të tjerash Murrizi thekson se kurrë nuk mund të ketë prag kombëtar me sistem zgjedhor rajonal dhe pa patur nje “ shportë” mandatesh rezervë për të kompesuar çdo parti politike që kalon pragun por nuk kap dot një mandat në qark.

“I dashur shoku Damian!

Po te drejtohem Ty si kryetar i keshillit politiko-seksual

Pallavrat me LISTAT E HAPURA ne kundershtim me KUSHTETUTEN e miratuar me date 30 korrik 2020 mund tja u besh antareve seksualisto-keshillues politik qe keni nga data 14 janar 2020 qe derdellisni sikur po shpetoni Shqiperine por ne fakt po ruani menderen tuaj dhe te kryetarit te partise

LISTAT E HAPURA nuk jane me ne doren Tende Damian e as te kujdo antari apo kryetari te keshillit seksualo-politik

Une e di mire siç e dine dhe e kane kuptuar pothuajse te gjithe Shqiptaret qe ju jeni bere PISHMAN per voten e 30 korrikur sepse jane merzitur shume sivllezerit tuaj, por kjo ka vetem NJE ZGJIDHJE Damian

Mblidhi 28 firma nga deputetet e PS dhe siguro perseri 94 vota ne KUVEND dhe ndryshoi dy nenet 64 dhe 68 te KUSHTETUTES qe u miratuan me 106 VOTA me date 30 korrik. RRUGE TJETER NUK KA

Bile po te citoj nje thenie te Kryetarit tend Rama dikur qe:

NUK KA AS BIR NENE E AS BIR KU… QE TE TALLET ME KUSHTETUTEN E MIRATUAR NE 30 KORRIK DHE QE KA HYRE NE FUQI

Po ashtu i dashur Damian i keshillit seksualo-politik po te qartesoj qe:

KURRE NUK MUND TE KETE PRAG KOMBETARE ME SISTEM ZGJEDHOR RAJONAL DHE PA PATUR NJE “ SHPORTE” MANDATESH REZERVE PER TE KOMPESUAR ÇDO PARTI POLITIKE QE KALON PRAGUN POR NUK KAP DOT NJE MANDAT NE QARK

Shife nenin 45 te KUSHTETUTES i dashur Damian se çfare thote pastaj derdellis me keshillin politiko-seksual

PO KANIDATET E PAVARUR DAMIAN SI DO TI KUSHTEZOSH ME PRAG KOMBETARE KUR ATA MARIN MANDAT NE QARK????

Po nese Ty Damian te eshte mbushur mendja qe po jua hedh Shqiptareve me pallavra te tilla, po Shqiptaret kush i ndalon qe te paraqesin ne çdo qark kanidat te pa varur sipas nenit 45 te KUSHTETUTES????

Po DEPUTETET qe jane sot ne KUVEND kush mund ti ndaloj Damian qe te kanidojne ne nje qark qe ata duan te pa varur dhe nese marin mandat nuk pjerdhin per pragun antikushtetues Tendin??

Kodi zgjedhor nuk del dot mbi kushtetuten Damian sado seksualo-politik te jete keshilli juaj bajat”, shkruan Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat