Vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’dua para e as ushqim por një jetë më të mirë. Nuk jam terrorist

Shqipëria

Vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’dua para e as ushqim por një jetë më të mirë. Nuk jam terrorist

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:48
Vajza

6 refugjatë afganë u kapen nga policia në zonën e quajtur “Enkelana” në Pogradec.

Dy familje me 3 fëmijë, 2 prej familjeve minorenë kishin udhëtuar në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec.  Ata janë shprehur se kishin ecur pre 7-8 ditësh për të mbërritur deri në Pogradec.  

Mes lotësh një vajzë e re tha se: nuk jam terroriste. Njëra prej vajzave adoleshente kërkonte të ikte në Tiranë tek nëna e saj.  Ata u shprehën se po tentojnë të ikin në një vend më të mirë drejt BE.  Ata u morën nga policia kufitare dhe u transportuan drejt Korçës për procedura të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat