“Perimetri”/ Transportonin emigrantë, dy në pranga

Shqipëria

“Perimetri”/ Transportonin emigrantë, dy në pranga

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:04
Ilustrim

Dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit janë goditur nga policia.

Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. D., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

A. M., 27 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, pasi ky shtetas u kap në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat