Arrestohet 43 vjeçari i kërkuar për disa ngjarje kriminale në Elbasan

Shqipëria

Arrestohet 43 vjeçari i kërkuar për disa ngjarje kriminale në Elbasan

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një 43 vjeçar është arrestuar si autor i vrasjes së mbetur në tentativë të tre personave në gusht të një viti më parë ndërsa dyshohet se është I përfshirë dhe në vepra të tjera kriminale që kanë ndodhur më parë në Elbasan.

Gentian Minos ishte i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit dhe arrestimi I tij  është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Zaranika”

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar mê parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

Po nga verprimet hetimore të kryera dyhsohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi” informon policia e Elbasanit

Më 2 gusht 2019 në një lokal në afërsi të Pallatit të Sportit mbetën të plagosur Fezi Ago, Elton Cërriku, Mihal Kocashi.

Ndaj Gentian Minos 43 vjeç,  banues në Elbasan Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Arrestimi i tij është bërë nga specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni  Kundër Personit në DVP Elbasan në bashkëpunim me forcën e Posaçme “FAST” në DPPSH

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat