Priten arrestime të tjera? Ngrihen në këmbë strukturat e Policisë, RENEA dhe FNSH sërish pika kontrolli në Bradashesh

Shqipëria

Priten arrestime të tjera? Ngrihen në këmbë strukturat e Policisë, RENEA dhe FNSH sërish pika kontrolli në Bradashesh

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:20
RENEA

Pas ekzekutimit të Bukar Çelës në Elbasan tre ditë më parë, uniformat blu vazhdojnë të ngrejnë pika kontrolli të shumta në pikat kryesore hyrje-dalje në kryeqytet.

Edhe këtë të shtunë, uniformat blu të policisë së Elbasanit së bashku me Forcat Shqiponja janë pozicionuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta.

Vrasjet e ndodhura gjatë këtyre ditëve, së fundit atentati ndaj vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës kanë ngritur në këmbë strukturat e policisë e cila ka nisur kontrollet thuajse në të gjitha qarqet e vendit jo vetëm për të kapur autorët e ngjarjeve të fundit kriminale, por edhe evidentimin  e elementeve kriminal si dhe personave në kërkim.

Edhe gjatë ditës së djeshme janë ushtruar kontrolle në Fier, Fushë- Krujë e Elbasan, por nuk ka një informacion zyrtar nga ana Policia mbi bilancin e këtyre operacioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat