Vrasja e vëllait të Talo Çelës/ RENEA zbarkon në Bradashesh, kontrolle në makina dhe banesa

Shqipëria

Vrasja e vëllait të Talo Çelës/ RENEA zbarkon në Bradashesh, kontrolle në makina dhe banesa

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:37
Ilustrim

Prej 3 ditësh uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në qytetin e Elbasanit, pas vrasjes së Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës.

Edhe sot, uniformat blu të policisë së Elbasanit së bashku me Forcat Shqiponja dhe ato RENEA janë pozicionuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta të mjeteve që kalojnë aty dhe në banesa.

Ndërkohë një ditë më parë, Policia e Elbasanit arrestoi Erion Alibej, i cili dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 17 shtatorit para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me armë zjarri nga 3 persona të veshur si policë.

Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit  4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019.  Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshon se ai u vra për hakmarrje.

Gjatë ditës së djeshme janë ushtruar kontrolle në Fier, Fushë- Krujë e Elbasan, por nuk ka një informacion zyrtar nga ana Policia mbi bilancin e këtyre operacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat