Cakaj: Qeveria e Shqipërisë mbështet financiarisht shqiptarët në Mal të Zi për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe

Shqipëria

Cakaj: Qeveria e Shqipërisë mbështet financiarisht shqiptarët në Mal të Zi për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:01
Gent Cakaj

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare

Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.

 Kryediplomati Cakaj theksoi se ky projekt, me rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi, i udhëhequr nga Këshilli e i mbështetur nga Shqipëria, do të vijojë edhe në Tuz, Guci e Plavë.

 “Ndërkohë ne do të vazhdojmë me qasje aktive e punë intensive për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në rajon.”- shprehu bindjen Cakaj në përfundim të reagimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat