Shkrumbohet në flakë një makinë në Qafë Thanë

Shqipëria

Shkrumbohet në flakë një makinë në Qafë Thanë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkrumbohet në flakë një makinë, e cila ishte  në malore në rrugën që ngjitesh nga Përrenjasi për në Qafë Thanë.

Mjeti që shikoni në video dhe fotografi, është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme.

Bashkëpunëtori i Noa.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes dhe bën me dije, se personat që ndodheshin në mjet, arritën që të zbrisnin, sapo pikasën flakët e para.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë zjarr për shkaqe aksidentale, si pasojë e serviseve të munguara.

Gjithsesi lidhur me këtë ngjarje po kryhen veprimet e rastit nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat