E vrau me thikë në zemër 34 vjeçarin, Arbër Kotaj është djali i ish-drejtorit të burgut

Shqipëria

E vrau me thikë në zemër 34 vjeçarin, Arbër Kotaj është djali i ish-drejtorit të burgut

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 22:59
E vrau me thikë në zemër 34 vjeçarin, Arbër Kotaj është djali i ish-drejtorit të burgut

Arbër Kotaj, i riu që është shpallur në kërkim për vrasjen e 34 vjeçarit Idajet Dullës në Durrës është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj.

Ky i fundit, mbahet mend për lirimin para kohe të Lul Berishës. Astrit Kotaj u arrestua në vitin 2016 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai u akuzua se gjatë përllogaritjes së dënimit të Lulzim Berishës kishte bërë gabime të qëllimshme duke favorizuar lirimin e Berishës 2 vite e 7 muaj përpara përmbushjes së afatit për lirim.

Pasditen e sotme, pas një konflikti për zënien e vendit djali i tij Arbër Kotaj qëlloi me thikë në zemër Idajet Dullën, i cili la pas gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat