Gjiknuri: Listat e hapura do krijojnë probleme, do kemi numërim të dytë votash për partinë dhe kandidatin

Shqipëria

Gjiknuri: Listat e hapura do krijojnë probleme, do kemi numërim të dytë votash për partinë dhe kandidatin

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 07:17
Damian Gjiknuri

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, në një lidhje skype me gazetaren Nisida Tufa, komentoi amendamentet e propozuara një ditë më parë për Kodin Zgjedhor ku maxhoranca pretendon për hapje 100 % të listave të kandidatëve në zgjedhje.

“Fakti që votohet çdo kandidat do të thotë që ne kemi respektuar parimin kushtetues që vota është parapëlqyese. Pra, zgjedhësi ka të drejtë të vendosë kryqin e tij dhe të zgjedhë një nga kandidatët e listës që ka propozuar partia. Tani dihet që listat partia i propozon sepse këtu konkurojnë partitë politike. Partitë politike, kanë edhe një ekip dhe është elektorati që gjykon. Se dëgjoj edhe këta që thonë po pse nuk llogaritet vetëm individi pse partia, nëse ti si individ ke voto dil atje propozohu nga zgjedhësit. Në momentin që hyn me partinë politike ti ke edhe dividentin e forcës sime, që ka një elektorat të sajin. Atëherë nëse kryetari i partisë i shkon zgjedhësit me një listë jo shumë të përshtatshme zgjedhësit kanë mundësinë nga poshtë të ngrenë kandidatët që ata mendojnë që kanë mbështetjen më të madhe. Lista është e hapur por ka disa rregulla që i japin vlerë kandidatit që ka peshë elektorale, që ti duhet të demonstrosh që ke më shumë vlera se partia që përfaqëson. Ky është një sistem që e kanë një pjesë e mirë e vendeve europiane që kanë lista të hapura me votë parapëlqyese sic edhe ka qenë edhe sistemi danez, kroat, austriak. Pra, partia politike shkon me një listë, ka një renditje dhe kjo renditje është e lirë të ndryshohet nga zgjedhësit. Kjo është hapja e listës 100%, pra do të thotë që nuk ka kandidatë të mbrojtur, sepse koncepti i mbylljes së një pjese të listës ka qenë që një pjesë e kandidatëve nuk do të votoheshin fare, por zgjedhësi kishte të drejtë të jepte votë parapëlqyese për një kandidat tjetër.” -tha Gjiknuri.

Ai shtoi se maxhoranca mbetet e gatshme të ofrojë çdo kompromis, por njëkohësisht i duhet bërë më e thjeshtë zgjedhësit për të mos krijuar probleme në administrimin e zgjedhjeve.

“Lista e hapur do të ketë edhe probleme më të mëdha në administrim. Kemi një numërim të dytë përvec numërimit për partitë, tashmë edhe për kandidatët dhe sa më i thjeshtë të jetë sistemi, aq më shpejt del rezultati, aq më pak zgjedhës konfuzohen”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat